970×90
970×90

Haradinaj uron Krishtlindjen në katedralen e Prishtinës

Haradinaj uron Krishtlindjen në katedralen e Prishtinës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në pritjen solemne me rastin e Festës së Krishtlindjes, e cila u mbajt në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, të organizuar nga Ipeshkvia Prizren-Prishtinë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka shprehur urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët e besimit katolik, duke i uruar në këtë ditë të shenjtë për ta, duke thënë se tek shqiptarët ndër shekuj është kultivuar tradita dhe harmonia fetare si vlerë humane dhe civilizuese.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, bëri thirrje për dialog, paqe dhe dashuri në mes të njerëzve, duke thënë se sot festojnë të gjithë si miq dhe si besimtarë, duke përçuar mesazhin e dashurisë dhe paqes te të gjithë njerëzit në Kosovë.

Të pranishëm në këtë pritje solemne ishin përfaqësues institucionalë, klerikë fetarë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë dhe qytetarë të shumtë.

Related posts