970×90
970×90

Ramiz Kelmendi ofron pagën e tij prej deputeti për t’ia dhënë vajzës që mjekët ia lanë barkun hapur për rrjetë

Ramiz Kelmendi ofron pagën e tij prej deputeti për t’ia dhënë vajzës që mjekët ia lanë barkun hapur për rrjetë

Biznesmeni dhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi përmes një statusi në llogarinë e tij Facebook është shprehur i shqetësuar me rastin e një vajze e cila është e shtruar në rapartin Kirurgjik në QKUK, për të cilën kanë raportuar mediat.

Pacientës I kërkohen edhe 1 mijë e 200 euro për vënjen e rrjetës në organe, shifër këtë të cilën deputeti e ka marrë përsipër që t’ja mbulojë përmes pagës së tij, shkruan Indeksonline.

Ky është shkrimi i plotë i Kelmendit:

I tronditur nga raportimi i mediave për rastin e pacientës së shtrirë në repartin Kirurgjik të QKUK-së, për të cilën thuhet se kërkohen apo i nevojiten 1 mijë e 200 euro për vënjen rrjetës në organe.

Shprehem i gatshëm që menjëherë këtë kosot ta mbulojë nga paga ime prej deputet.

Në pritje të kontaktit zyrtar nga familjarë ose mjekë mbikëqyrës të zonjës në fjalë.

Related posts