Nesër po pritet të mbahet seanca më e rëndësishme e viteve të fundit, pasi u shty dy herë javën e shkuar në mungesë të konsensusit rreth votës për Demarkacion.
Gjetja e një marrëveshjeje, ani pse numrat akoma s’janë të sigurt, ka bërë që kjo seancë të mbahet ditën e mërkurë, e cila korrespondon me ardhjen e tre zyrtarëve të lartë të BE-së në Kosovë
Por në këtë ditë, në Kosovë do të qëndrojnë shefja e BE-së Federica Mogherini, kryetari i parlamentit evropian, Jean Claude Juncker dhe komisionari për zgjerim, Johannes Hahn.
Që të tre këta përfaqësues të lartë kanë bërë thirrje që të ratifikohet Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, duke potencuar se ky është një kusht për liberalizim të vizave.
Sidoqoftë, akoma nuk është bërë e ditur agjenda e zyrtarëve të lartë dhe as nuk dihet sa do të qëndrojnë. E ditur deri tani është që ata kanë zgjedhur pikërisht ditën kur do të vendoset për Demarkacionin në Kuvend. /gazetametro.net