
Thaçi e vlerësoi lart kontributin e Ashdown, për të cilin tha se ishte mbështetës i flaktë i pavarësisë së Kosovës, përcjell lajmi.net.
Postimi i Thaçit:
Jemi të pikëlluar për vdekjen e mikut të Kosovës, diplomatit britanik, Paddy Ashdown.
Ai ishte zëri më i fuqishëm i intervenimit të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë.
Ashdown ishte, po ashtu, një mbështetës i flaktë i pavarësisë së Kosovës.
Jam shumë i nderuar që në dy dekadat e fundit kam bashkëpunuar ngushtë me të, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe popullit britanik.