970×90
970×90

Një i vdekur nga aksidenti i mbrëmshëm në autostradën Trudë

Një i vdekur nga aksidenti i mbrëmshëm në autostradën Trudë

Siç raporto policia aksidenti me fatalitet ka ndodhur me pjesëmarrjen e një automjeti me tabela të huaja, me vozitës dhe pasagjer meshkuj Shqiptar/shtetas të R. Maqedonisë, si dhe një Kamioni transportues me tabela vendore, me vozitës mashkull K/Shqiptar, përcjell lajmi.net.

“Autostrada-Trudë,22.12.2018-20:50. Raportohet aksident trafiku me fatalitet me pjesëmarrjen e një automjeti me tabela të huaja, me vozitës dhe pasagjer meshkuj Shqiptar/shtetas të R. Maqedonisë, si dhe një Kamioni transportues me tabela vendore, me vozitës mashkull K/Shqiptar. Si pasoj e aksidentit dhe lëndimeve të rënda të marra në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë pasagjeri i automjetit të udhëtareve viktima mashkull Shqiptar/shtetas i R. Maqedonisë, kurse vozitësi i dyshuari mashkull /shtetas i Maqedonisë, është dërguar në QKUK për tretman mjekësore. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar mjeku kujdestar”, njofton PK.

Me vendimin e Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, kurse dy vozitësit e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, njëri prej tyre nën mbikëqyrjen Policore në QKUK-së.

“Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore, njësiti i zjarrfikëseve dhe Prokurori i shtetit. Me vendimin e Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, kurse dy vozitësit e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, njëri prej tyre nën mbikëqyrjen Policore në QKUK-ë”. /L

Related posts