970×90
970×90

Dardan Molliqaj konfirmon se nuk hyjnë në Qeveri, thotë se Vetëvendosje deshi të bëhej bashkë me PDK’në më 2016

Dardan Molliqaj konfirmon se nuk hyjnë në Qeveri, thotë se Vetëvendosje deshi të bëhej bashkë me PDK’në më 2016

Gazeta Express gjatë ditës ka raportuar se Kadri Veseli e Ramush Haradinaj janë të gatshëm të japin hapësirë në Qeveri për partinë e Shpend Ahmetit. Veç kësaj, burime të gazetës kanë thënë se janë të gatshëm ta largojnë AKR’në dhe t’ia marrin katër ministri.

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas këtyre raportimeve, duke thënë se partia e tij është e palëkundur në qëndrimin e vet për ta larguar PDK-në nga pushteti.

“Jemi të palëkundur në qëndrimin tonë për ta larguar PDK-në nga pushteti. Posa kjo të arrihet, ata do të hetohen e përgjigjen para drejtësisë për të gjitha krimet e aferat korruptive që i kanë kryer në vendin tonë”, ka thënë ai.

Molliqaj ka akuzuar edhe LDK-në dhe Vetëvendosjen që sipas tij për arsye elektorale po rrinë si spektator në procesin e dialogut.

“Lajmet e sponsorizuara që kinse ne do të bëhemi pjesë e kësaj qeverie janë shpifjet e radhës nga ata që e ëndërrojnë ardhjen në pushtet pikërisht duke bashkëpunuar me PDK-në. Ata që me gjithë pushtetin dhe mundësitë që kanë për të parandaluar dëme që i ndodhin Kosovës vendosin të jenë spektatorë për arsye elektorale, e në të njëjtën kohë po mundohen që pjesëmarrjen tonë në dialog ta paraqesin si hyrje në qeveri, janë po të njëjtit që hapur shprehën gatishmëri për të ardhur në pushtet përmes koalicionit me PDK-në qysh në vitin 2016”.

Deputeti i PSD’së ka treguar se hudhja hi syve të qytetarëve ka përfunduar.

Ne do të vazhdojmë me qasjen tonë konstruktive. E propagandat populiste ua lëmë atyre. Por, të mos harrojnë që hudhja hi syve të qytetarëve ka përfunduar. Prandaj kot lodhen ????

Related posts