970×90
970×90

Islam Pacolli i’u bënë thirrje opozitës ti bashkohen dialogut

Islam Pacolli i’u bënë thirrje opozitës ti bashkohen dialogut

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli i’u ka bërë thirrje partive politike shqiptarë që të bashkohen për dialog, në një status në llogarinë e tij në Facebook ai shkruan.

Thirrje partive politike dhe liderëve politik për dialog

Duke i pasur parasysh ngjarjet e një pas njëshme të cilat po ndodhin në vendin tonë , ua rikujtojë liderëve politik në veçanti atyre nga opozita që ne të zgjedhurit e popullit duhet të japim kontributin tonë dhe te dalim fitimtar në këto negociata.
Ta përkrahim ekipin negociator të cilët do ta udhëheqin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, vetëm të bashkuar do të mund të mbrohemi nga politika agresive të cilën po mundohet ta bëj Serbia karshi Kosovës. Ta mbrojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, duke mos lejuar që të preken kufijtë në asnjë mënyrë.
Duke ju falënderuar miqëve tanë të përhershëm , Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian të cilët na kanë ofruar mbështetje duhet të jemi opitimist në këtë drejtim.

Me respekt,
Islam Pacolli
Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Related posts