
Në kohën kur shumë bashkatdhetarë kanë filluar të vijnë në Kosovë për festat e fundvit, ka filluar edhe krijimi i kolonave dhe pritjeve në kufi.
Bashkatdhetarët të cilët po vijnë nga vendet perëndimore po presin deri në dy orë për të hyrë në Kosovë, nga kufijtë e Serbisë.
Në disa fotografi të siguruara nga Indeksonline shihet kolonë e gjatë e krijuar në territorin e Serbisë, për të hyrë në Kosovë.
Ndryshe duke cekur se pas vendosjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje e Hercegovinës, nëpër rrjetet sociale pati qarkulluar një hartë me anë të së cilës është kërkuar që mërgimtarët të mos kalojnë nëpër rrugët e Serbisë.
Harta në fjalë jepte si alternativë përdorimin e rrugëve të Shqipërisë për të ardhur në Kosovë, duke bojkotuar hyrjet nëpër Serbi.