
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline bastisjen e zhvilluar në një shtëpi në lagjen Pejton të Prishtinës.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër krimit të organizuar, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, është duke realizuar një operacion policor në disa lokacione të rajonit të Prishtinës”, ka thënë për Indeksonline Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Njësia Speciale ka bastisur shtëpinë e ish komandantit të UÇK-së.
Operacioni policor, sipas zëdhënësit Hoxha, kryesisht ka të bëjë me luftimin e veprave penale të krimit të organizuar, detyrimit-fajdes.