970×90
970×90
970×90
970×90

Ngjarjet e ditës në Kosovë

Ngjarjet e ditës në Kosovë

– Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale organizon konferencën përmbyllëse të fundvitit në të cilën do të prazantoj aktivitetet, të arriturat dhe sfidat gjatë periudhës Janar-Dhjetor/2018. (Ndërtesa e KPMM-së, Bregu i Diellit, Rr. Armend Daci, ora 10:00)

– Instituti Demokrati i Kosovës mban takimin diskutues në lidhje me analizën e shkurtër mbi financimin e subjekteve politike dhe transparencën në fushatë. (Salla Orion, ora 10:00)

– Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me përfaqësues të Zyrës Komisionit Europian në Kosovë dhe përfaqesuar MAPL’se, vizitojnë mbarëvajtjen e projektit të bashkëpunimit ndërkufitar Gjilan – Kumanovë për modernizimin e tregjeve. (Restorant “Planet”, ora 10:00)

– Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë në bashkëpunim me forumZFD dhe Qendrën për Arsim të Kosovës përmes projekteve EIDHR të financuara nga Bashkimi Europian dhe të menaxhuara nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, mbajn ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetari në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– Zëvendësshefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së, Libor Chlad do të marrë pjesë në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve për gazetari në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë. (Hoteli Sirius, ora 10:00)

– Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit me temë “Gjykata Speciale në vitin 2019: pritjet, problemet dhe pytjet e mbetura”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 10:30)

– Përurohet libri “Komandant Jetë Hasani, Heroi që i bashkoi armët me UÇK-në dhe triumfoi në batalionin e II-të, Brigada 121” të autorëve Avdi Ibrahimi dhe Naim Musolli. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

– Ministrinë e Punëve të Brendshme do të mban konferencë për media për procesin e legalizimit në përputhje me Ligjin nr. 05/l –134, si dhe njoftimin lidhur me fushatën për legalizim të armëve. (Objekti kryesor i MPB-së, ora 11:00)

– Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

– Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për Top Ndërmarrjet më konkurrente të vitit 2018. (Objekti i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

– Zyra e BE-së prezanton rezultatet e studimit te Fizibilitetit dhe Dizajnin Paraprak dhe vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe social për zbatimin e seksionit Prishtinë – Autostrada Merdare. (Hotel Surius, ora 11:00)

– ForumZFD organizon festimin e lansimit të jubileut, numrin e 10-të të Balkan – Perspektiv revistë kjo mbi ballafaqimin me të kaluarën. (Kino Armata, ora 14:00)
– Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me përfaqësues të Zyrës Komisionit Europian në Kosovë dhe përfaqesuar MAPL’se hapin qendren “Open Door” në objektin e Shtëpisë së Rinisë për trashëgiminë kulturore jomateriale, e më pas do të vizitojnë projektin tjetër të agro-biznesit. (Shkolla e Agro-Biznesit “Arbëria”, ora 14:00)

– Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Lëvizjës Vetëvendosje, ora 14:00)

– Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të formalizojë marrëveshjen me Ambasadën Britanike dhe UNDP-në për implementimin e projektit të përbashkët për rritjen e llogaridhënies institucionale dhe transparencën buxhetore të shpenzimit të fondeve publike. (Ndërtesa e ish – Rilindjes, kati i 13-të, zyra 1308, ora 14:45)

– Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës së artistit Gani Llalloshi “Qielli është I kaltër”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00).

Related posts