970×90
970×90

Vuçiqi, Thaçit: Edhe ti e përkrahe formimin e Ushtrisë, Thaçi ia kthen: Jo vetëm unë por edhe SHBA-ja

Vuçiqi, Thaçit: Edhe ti e përkrahe formimin e Ushtrisë, Thaçi ia kthen: Jo vetëm unë por edhe SHBA-ja

Kanë mbetur edhe pak minuta kur pritet të filloj senca e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombëve të Bashkuara, shkruan Gazeta NewBorn.

Kjo mbledhje është thirrur nga Serbia dhe Rusia ku do të diskutohet për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Burime të Gazetës NewBorn, nga Nju Jorku, tregojnë se një përplasje mes Thaçit dhe Vuçiqit, ka ndodhur në korridorët e organizatës.

Thaçi ka refuzuar që ti flas në dorë Vuçiqit, derisa ky i fundit ka akuzuar Thaçin se edhe ai po e ndihmon formimin e Ushtrisë së Kosovës, derisa fjalët e Thaçit ndaj Vuçiqit kanë qenë ”Është krejt normale, jo vetë unë por edhe SHBA-ja po e përkrah”, shkruan Gazeta NewBorn.

Ndryshe nga kjo, një ballafaqim direkt në KS të OKB-së do ta kenë këta dy mes vete.

Thaçi sonte në OKB do ta ketë përkrahjen e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Turqisë, Italisë e vendve të tjera, derisa Serbinë do ta mbështesin vende komuniste si Rusia, Kina e vende tjera/

Related posts