
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka bërë një koment në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se fajet për mos-liberalizimin e vizave i ka kryekëput kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, me ish “opozitën e bashkuar”.
Gecaj ka kujtuar një deklaratë të tijën në kohën sa ishte zëvendësministri i Pushtetit Lokal.
Gecaj atëbotë kishte theksuar se data e fundit për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, është muaji dhjetor. Ndërsa, nëse deri në dhjetor nuk kalon demarkacioni, rrezikohet liberalizimi i vizave edhe vitin që po vjen, dhe kështu edhe ndodhi.
Ja postimi i tij në Facebook:
Që fajet për mos-liberalizimin e vizave i ka kryekëput RAMUSH HARADINAJ me ish “opozitën e bashkuar” e vetëton edhe ky deklarim i imi i nëntorit të vitit 2016:
“Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka theksuar se data e fundit për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, është muaji dhjetor”.