970×90
970×90

Nesër në ora 10 mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të mbahet seanca e rezolutës për dialogun

Nesër në ora 10 mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të mbahet seanca e rezolutës për dialogun

Nesër do të mbledhet kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se nesër në ora 10, nuk do të ketë seancë siç është raportuar por do të mblidhet kryesia për të caktuar kohën e seancës, shkruan lajmi.net.

Seanca do të mbahet për rezolutën për dialogun me Serbinë ku pritet edhe të formohet ekipi negociator që do të kryesohet nga lideri i PSD-së, Shpend Ahmeti dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj.

Është mësuar se marrëveshja për kalimin e rezolutës është arritur në mes PSD dhe partive të qeverisë.

Gjithashtu, seanca pritet të mbahet në ora 14:00.z

Related posts