
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, është duke inspektuar trupat e Forcës së Sigurisë së Ksoovës.
Vizita e tij në FSK po bëhet një ditë para zyrtarizimit të Ushtrisë së Kosovës, raporton Indeksonline.
Por, e veçanta e këtij inspektimi, ishte veshja ushtarake e Presidentit të Kosovës. Ashtu siç e parasheh edhe Kushtetuta e Kosovës, Thaçi kishte veshur uniformën ushtarake, duke u paraqitur si Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Para rreth 400 ushtarëve të FSK-së, Thaçi ka thënë se ushtarët këto ditë po i përjetojnë më ndryshe dhe me emocione të fuqishme. Kjo, sipas tij, është e kuptueshme, sepse kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri tek momenti dhe vendimi i shumëpritur, transmeotn Indeksonline.
“Ky proces po rrjedh natyrshëm si rezultat punës dhe përkushtimit tuaj të jashtëzakonshëm. Ju, me mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës, për kohë të gjatë keni punuar për themelimin e ushtrisë sonë. Ushtria e jonë do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i shërbyer kultivimit dhe forcimit të paqes në vend, rajon dhe botë”, ka thënë Thaçi.