
Një polic i New Yorkit me prejardhje shqiptare, Amir Pali është plagosur në stomak të dielën mbrëma.
Ai është dërguar menjëherë në spital . Deri më tani Amiri është në gjendje serioz por të qëndrueshme, transmeton Indeksonline
Policia është duke hetuar rastin se nëse plumbi që goditi policin shqiptar ishte nga shoku i tij, polic gjithashtu. Deri më tani po dyshohet se plagosja e Amir Palit ka qenë e paqëllimtë.
Sipas raportimeve nga mediat amerikane e gjithë ngjarja është e incizuar ngakamera që kishte në trup polici shqiptar.
Amiri dhe shoku i tij polic ishin në ndjekje të një personi të dyshuar. Nga raportimet e mediave, në incizime shihet i dyshuari duke bërtitur “Më goditni”.
“Po dridhem! Ende nuk po më besohet!”, u shprehë një banore e lagjes.