Gjatë ceremonisë zyrtare, presidenti Thaçi dhe kancelarja Merkel shihen duke komunikuar me njëri-tjetrin dhe të ulur shumë afër.
Presidenti Thaçi për vdekjen e ish-presidentit të ndjerë Bush, kishte thënë se bota do ta kujtojë si patriot të pashoq dhe shembull të përkushtimit për të punuar për fuqizimin e demokracisë botërore dhe përhapjen e vlerave të lirisë.
“Kosova dhe shqiptarët do ta kujtojnë si president të parë, që qysh në fillim të viteve ‘90 ia bëri shumë qartë regjimit të Milosheviqit, me Vërejtjen e Kërshëndellave, se Kosova është vijë e kuqe për SHBA”, kishte thënë Thaçi.