970×90
970×90

Kryeministri Haradinaj nis ditën me një minutë heshtje për George H. W. Bush

Kryeministri Haradinaj nis ditën me një minutë heshtje për George H. W. Bush

Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me stafin e tij ka nisur ditën e sotme me një minutë heshtje për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush.

“Sot, filluam ditën e punës me një minutë heshtje në nderim të Presidentit George H.W Bush”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas vdekjes së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush, në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e tij të dhënë për lirinë e Kosovës, ditën e sotme e ka shpallur ditë zie shtetërore.

Related posts