Kosova është përfshirë nga i ftohti dhe në disa vende edhe me borë, mterologët parashikojnë që, temperaturat minimale do të lëvizin nga -7 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius. Të enjten aty ku paraqiten kthjellime, temperaturat mund të regjistrojnë vlera negative nën -10 gradë Celsius, por që këto vlera mund të arrijnë vetëm në orët e hershme të ditës. Nga dita e premte e tutje, merkuri në termometër do të kaloj mbi vlerat e zeros, duke vazhduar rritje dita –ditës”, thuhet në njoftimin e Institutit.