![Veseli: George H. W. Bush ishte ndër liderët e parë botëror që kuptoi vuajtjet e popullit të Kosovës](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2018/12/F7ABE4C0-91CE-4729-A8A6-82DEC76A5345.jpeg)
Ngushëllime të përzemërta për familjen dhe popullin amerikan.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë në ngushëllimin për vdekjen e Presidentit George H. W. Bush, se ai ishte një nga zërat e parë të lidershipit botëror që kuptoi vuajtjet e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.
“Mbështetja që ai i ka dhënë kauzës sonë të shenjtë për liri, ishte një mesazh i qartë anekënd botës. Kjo do të mbetet përherë në kujtesën tonë dhe do të na shërbejë që ta forcojmë edhe më tej miqësinë me Shtetet e Bashkura të Amerikës. Ngushëllime të përzemërta për familjen dhe popullin amerikan. Zoti e bekoftë këtë misionar të paqes dhe demokracisë!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.