970×90
970×90

Letra që Bush ia kishte dërguar Millosheviqit më 1992: Ushtrinë e kemi gati, do të të ndalim në Kosovë

Letra që Bush ia kishte dërguar Millosheviqit më 1992: Ushtrinë e kemi gati, do të të ndalim në Kosovë

Presidenti amerikan George H.W. Bush, që vdiq sot në moshën 94 vjeçare, do të mbahet mend për mbështetjen e madhe që ia dha Kosovës në rrugën e saj për liri, raporton Periskopi.

Në njërën nga letrat e tij që ia kishte dërguar Slobodan Millosheviqit më 1992, Bush shkruante:

“Në kuadër të konfliktit në Kosovë, i shkaktuar nga aksionet e Serbisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të gatshme me ushtrinë e saj që të veprojnë kundër këtij agresioni”. Kështu thuhej në letrën që presidenti George Bush ia kishte dërguar Slobodan Millosheviqit më 25 dhjetor 1992, shkruante NY Times, përcjell Periskopi.

E më vonë, do të pasonin edhe deklaratat dhe aksionet që ishin zbatim i mbështetjes së Bushit për Kosovën. Nga Bush deri te Clinton, deri te ndërhyrja në Kosovë.

“Politika amerikane nuk ka ndryshuar”, thoshte Robert Gelbard, i dërguari special për Ballkanin më 4 mars 1998, kur ishte pyetur nëse letra e njohur e Bushit si ‘Paralajmërimi i Krishtlindjes’ ishte ende në fuqi.

Artikulli i publikuar në prestigjiozen amerikane NEW YORK TIMES

“Koha për t’i ndalur vrasjet ka ardhur, para se të ketë shumë gjakderdhje”, thoshte më vonë Madline Albright.

Ndërkaq, më vonë, Bill Clinton do të merrte vendimin:

“Jam i detyruar të bëj gjithçka që mundem për të ndalur përsëritjen e asaj që ndodhi në Bosnjë dhe spastrimin etnik. Dhe jam i autorizuar që ta mbështes një proces për ndërhyrjen e NATO’s, thotë Bill Clinton më 1998.

Related posts