
Këngëtari nga Deçani, Nimon Mushkolaj ka publikuar projektin e radhës muzikor, bëhet fjalë për këngën ‘Jemi shqipet Kuq e Zi’, këngë kjo e realizuar me videoklip, i cili sjellë imazhet më interesante të tifozëve Kuq e Zi nga mbarë trojet shqiptare, shkruan GazetaProjekti.
Videoklipi i realizuar në mënyrë shumë profesionale ku dominojnë ngjyrat Kuq e Zi dhe me pjesmarrjen e tifozëve, është tejet interesant dhe këngën e bënë shumë madhështore.
Ndryshe këngëtari Mushkolaj njihet për këngët e tij të pavdekshme si , Kush tha që ka vdek Kosova, Jam këngëtar, Këngët për heronjtë Adem Jashari dhe Sali Çeku, Fushave të Deçanit, Jam një djalë prej Dukagjinit, Shko dallëndyshe, etj. Shkruan Gazeta Projekti.