970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj për Washington Post: Nuk do të kurrë, s’ka pazare me territore

Haradinaj për Washington Post: Nuk do të  kurrë, s’ka pazare me territore

Taksa e vendosur prej 100 përqind ndaj prodhimeve serbe duket qartë se më shumë kishte të bënte me bisedime se sa me argumentet e tjera të përmendura nga Qeveria e Ramush Haradinaj. Pas presioneve ndërkmbëtare kundër taksës prej 100 përqind, Haradinaj e ka goditur Presidentin Hashim Thaçi, me një shkrim autorial në Washington Post, ku betohet se nuk do të lëshoj pejë kurrë, dhe kurrë nuk do të bëjë pazare territoriale me Serbinë, përcjellë gazetametro.net

Në shkrimin e tij theksohet se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, i mbështetur nga Rusia, na ka bërë një ofertë të turpshme: “Serbia do ta njohë Kosovën, nëse ne ia japim asaj një pjesë të territorit tonë. Serbia dëshiron të krijojë një shtet të “pastër” etnikisht, duke ua hequr shtetësinë qytetarëve dhe duke i dëbuar ata nga shtëpitë e tyre”.

Sipas Haradinajt ky është një çmim shumë i lartë për t’u paguar.

“Ne nuk do ta shkelim kushtetutën tonë, nuk do ta japim sovranitetin tonë, dhe nuk do ta shkatërrojmë integritetin tonë territorial, vetëm që Serbia ta njohë atë që tashmë është fakt. Ne gjithashtu nuk do të krijojmë një precedent të rrezikshëm, që do të destabilizonte Ballkanin e gjerë dhe vendet që po luftojnë për integritetin e tyre territorial, sikurse Izraeli, Ukraina dhe India”, ka nënvizuar Ramush Haradinaj në Washington Post.

Shkirmi shpjegon se shumica e ekspertëve ndërkombëtarë e kundërshtojnë këtë ide. Ajo gjithashtu është refuzuar fuqisëm nga populli i Kosovës – teksa 77 për qind janë shprehur kundër në një anketë të realizuar së fundmi. Si kryeministër i vendit, unë kurrë nuk do ta mbështes një pazar të tillë.
Pjesën e shkrimit mund t’a lexoni si kolumne në rubrikën opinion të Gazetës Metro. Këtu është publikuar si i tërë.

Related posts