
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka uruar 28 nëntorin, Ditën e Flamurit me një fotografi të veçantë.
Rama e ka uruar këtë fest me fotografinë e bërë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, përkatësisht mbledhja që Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë mbajtur këtë të hënë në Pejë.
Pra, bashkimi i duarve me Kryeministrin Ramush Haradinaj mbi flamurin kuq e zi.
“Mirëmëngjesi dhe gëzuar ditën e flamurit”, ka shkruar Rama me rastin e 106 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.