Presidenti i Kosovës po qëndron në SHBA në një vizitë zyrtare.
Pas takimi John Bolton, këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, eskorta e presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi është duke dal nga Shtëpia e Bardhë, shkruan lajmi.net.
Presidenti ka takuar Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), përmes një njoftimi për media ka njoftuar në lidhje me takimin ndërmjet Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan lajmi.net.
Në komunikatën e DASH-it, thuhet se sekretari Pompeo ka përgëzuar presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për hapat e mëdhenj që kanë bërë në dhjetë vjetet e pavarësisë.
“Sekretari Pompeo inkurajojë Kosovën të shfrytëzon këtë mundësi të papërsëritshme për arritjen e marrëveshjes historike dhe gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në komunikatën e DASH-it, transmeton lajmi.net.
Më tej, sekretari Pompeo ka theksuar se normalizimin i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është rruga e vetme për të qartësuar të ardhmen perëndimore të të dyja shteteve.