Një femër atraktive në veturën e Majkut, mënyra se si reperi e nisi festën e ditëlindjes
Reperi i njohur Majk, ka festuar sot (e martë) ditëlindjen e tij të 28-të.
Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumtë nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.
Të shumtë ishin edhe figurat publike që i uruan ditëlindjen reperit, ku ndër ta mund të numërohen Capital T, Getoar Selimi, e shumë të tjerë.
Ndërkohë ai vet vendosi që të publikojë një fotografi të çuditshme në rrjetin social Instagram.
Bëhet fjalë për një imazh ku reperi shfaq veturën e tij të tipit “Porche”, në dritaren e së cilës shihet një femër e ekspozuar.
“Zot më fal për mëkatet e mia, dhe urime ditëlindjen për mua”, ka shkruar Majk në Instagram.
Nga imazhi në fjalë, reperi ka pranuar urime të shumta nga ndjekësit në ditëlindjen e tij të 28-të