
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij kosovar Ramush Haradinaj, është pyetur edhe për qëndrimin e tij në lidhje me mundësinë për shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës.
Kryeministri tha se kush e quan Presidentin e Kosovës tradhtar për idenë e tij të shkëmbimit të territoreve është gomar.
“Të shohim të ardhmen në mënyrë të qartë. Sot duhet të ndajmë shapin nga sheqeri. Për mua asgjë nuk duhet përjashtuar dhe gjithçka duhet parë me sytë e të ardhmes dhe me një sy të vetëm: Shqiptarët nuk duhet jenë të ndarë. Ata duhen të bashkohen si një komb me dy shtete që dëshirojnë të jetojnë pa kufij mes njëri- tjetrit. Hashim Thaçi është Presidenti i Kosovës dhe komandanti i Ushtrisë së Kosovës. Kush thotë se Thaçi është tradhtar është një gomar”, deklaroi Rama.