
Haradinaj:
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe pas mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive ka folur për korrigjimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë, ka folur për korrigjimin e kufijve me Serbinë, raporton lajmi.net.
Haradinaj, në këtë konferencë ka thënë se është gabim të mendohet për zgjidhje territoriale në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, asnjë centimetër e tokës së Kosovës nuk do të merret dhe se 17 Shkurti nuk do të preket.
“Kush mendon që merr tokë prej Kosovës e ka gabim. Asnjë centimetër prej Kosovës nuk do të merret. Kjo është tokë e Kosovës e lame me gjak. As 17 Shkurti nuk do të preket. Serbia nëse do le të na njohë. Është gabim të mendohet për zgjidhje territoriale mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Haradinaj.