
Të hënën në Pejë do të mbahet takimi mes dy qeverive, qeveritë mblidhen me parullën “Bashkë për Zhvillim”.
Peja është zgjuar me një pamje tjetër.
Që në hyrje të qytetit janë vendosur flamuj kombëtar dhe shtetëror.
Edhe sheshet e qytetit janë mbuluar me ngjyra kuq e zi.
E gjithë kjo është për nderë të mbledhjes së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, që nesër pritet të zbarkojnë në qytetin e Pejës.
Gati po bëhet edhe objekti që dy qeveritë kanë përzgjedhur si vendtakim.
E përreth vendit të takimit janë shtuar masat e sigurisë.
Aty shihen edhe veturat e ardhura nga Shqipëria.
Këtu mbërriti edhe simboli i kësaj mbledhje.
Kësaj radhe politikanët e Kosovës e të Shqipërisë do mblidhen me parullën “Bashkë për Zhvillim” ,si shenjë e rritjes së bashkëpunimit ndërshtetëror.
E punën po e kryejnë edhe punëtorët që përgatisin skenën, ku nesër do të flasin Kryeminsitri Haradinaj e Kryeministri Rama.
E si pjesë e programit është edhe shfaqja e trashëgimisë së dy shteteve.
Andaj, në qendër të Pejës po ndërtohen në miniaturë disa nga objektet më të njohura të dy vendeve
E pejanët po e pëlqejnë një gjë të tillë.
Nol Kristaj thotë se një gjë të tillë po e bënë për të treguar se jemi një komb.
E një ditë më parë Pejën e vizitoi Presidenti i Shqipërisë, për t`u takuar me Kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin.
E pas takimit me Metën që e quajti vëllazëror, Muhaxheri u shpreh i lumtur që mbledhja e qeverive po mbahet në qytetin që ai udhëheqë.
Që është nder i madh prania e burrështetasve në qytetin e Pejës e thonë edhe qytetarët.
Takimi dyditor ndërmjet qeverise Haradinaj e Rama do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë 120 mijë euro.