
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Arsimit i Kosovës, Shyqiri Bytyqi, përcjell lajmi.net.
“Pas shumë diskutimeve, shumë shpejt mes Kosovës e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë taksë! Urime!”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.
Këtë informacion ministri kosovar e ka shoqëruar me një fotografi, në të cilën shihen kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe disa ministra të tij, si dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, dhe ministrat Shyqiri Bytyqi, Endrit Shala, Skender Reçica dhe Dardan Gashi.