970×90
970×90

Policia arreston dy serbë, fusnin raki e mjaltë ilegalisht nga Serbia

Policia arreston dy serbë, fusnin raki e mjaltë ilegalisht nga Serbia

Policia Kufitare e Kosovës ka arrestuar dje në fshatin Metergovc të Podujevës dy të dyshuar, shtetas të Serbisë, pasi të njëjtit me automjetin e tyre furgon kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Në automjet kishte të ngarkuar 50 kg mjaltë dhe 11 litra raki, mirëpo Policia po e konsideron si ‘kalim i paautorizuar i kufirit’, por jo edhe si kontrabandë, shkruan gazetametro.net.

Policia ka bërë të ditur se dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ku po presin të dalin para gjykatës për të marrë masën e arrestit.

Sidoqoftë, nga Serbia futen mijëra kilogramë mjaltë e litra raki në mënyrë jo të rregullt, mirëpo kjo gjë akoma nuk është luftuar nga shteti kosovar.

Pas vendosjes së taksës prej 100% në taksat e prodhuara në Serbi, njohës të veriut kanë potencuar se do të rritet kontrabanda, e cila viteve të fundit lulëzon në Kosovë.

Ndryshe, ministri serb i Qeverisë së Kosovës, Nenad Rikalo, u ankua sot se vendosja e taksës rrezikon krijimin e një ‘katastrofe humanitare’.

Related posts