
Lutje për ndihmë për fëmiun 3 vjeçar, Emiron Fatmir Bytyçi nga fshati Dejn i komunës së Rahovecit. Emironi është diagnostifikuar me tumor në kokë dhe urgjentisht i kërkohet shërim jashtë Kosovës i cili kushton 125 mijë euro.
Mjekët në Qendrën Klinike Spitalore të Kosovës, kanë konstatuar dhe lëshuar dokumentin zyrtar se vogëlushi 3 vjeçar vuan nga tumori në kokë
Ndërsa, shuma që po kërkohet nga spitalet jashtë Kosovës për shërim të vogëlushit është 125 mijë euro dhe është një shifër e papërballueshme për familjen dhe rrethin familjar.
Personat që duan ta ndihmojnë Emiron Bytyçin, kanë mundësi të kontribuojnë duke dërguar të holla në Raiffeisen Bank në llogarinë bankare me numër 1502040001051069, e cila është në emër të prindit të tij, Fatmir Bytyqi me Id.100412331.