970×90
970×90

Kjo është gjendja në dogana pasi Serbia ndaloj mallrat evropiane për Kosovën

Kjo është gjendja në dogana pasi Serbia ndaloj mallrat evropiane për Kosovën

U tha se vendimi ka hyrë në fuqi në ora 00:00 të mëngjesit të sotëm, shkruan lajmi.net.

Disa biznesmenë kosovarë thanë se kamionët me mallra që kanë destinacion Kosovën nuk po lejohen të futen nga Kroacia dhe Hungaria në Serbi në mënyrë që të arrijnë në Kosovë.

Ndërkohë që zëdhënësja e qeverisë, Donjeta Gashi ka deklaruar se zyrtarisht nuk kanë ndonjë informatë për këtë gjë.

Lajmi.net ka kontaktuar me Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave, i cili ka thënë redaksisë se fluksi në pikën doganore me Serbinë ka qenë minimal.

“Nuk ka pasur shumë fluks, disa dërgesa transit kanë qenë dhe disa me mallra tjera që kanë qenë me origjinë jo-serbe”, është shprehur Stavileci për lajmi.net.

I pyetur nëse ka informacione se Serbia ka bllokuar rrugët për qarkullimin e mallrave nga vendet tjera që për destinacion kanë Kosovën, ai është shprehur se Serbia nuk është rruga e vetme.

“Munden me i blloku, por nuk është e vetmja rrugë, ka edhe rrugë të tjera. Në pikat kufitare me Maqedoninë dhe Malin e Zi gjithçka është normale”, ka thënë Stavileci.

Kujtojmë, se Serbia ka marrë këtë vendim pas rritjes së taksës 100 për qind për mallrat serbe nga Qeveria e Kosovës.

Related posts