
Banorët e Komunës së Junikut sot kanë protestuar kundër punimeve të cilat po bëhen nga kompania K.R.U GJAKOVA e cila po bënë shtrirjen e gypave për fshatrat e Rekës së keqe. Përmes një komunikate të lëshuar për media Komuna e Junikut ka bërë të ditura arsyet. Shkruan GazetaProjekti
Nuk e japim ujin që rrjedh në bjeshkët tona ishte motoja e protestës nga qytetarët e Komunës së Junikut.
Sot në oborrin e Komunës së Junikut u protestua kundër punimeve të cilat po bëhen nga kompania K.R.U GJAKOVA e cila po bënë shtrirjen e gypave për fshatrat e Rekës së keqe.
Ku si burim kjo kompani po tenton ta marr burimin e Erenikut të Vogël I cili gjendet në territorin e Komunës së Junikut dhe I cili është jetik për banoret e Komunës sonë.
Organizata jo qeveritare, Shoqëria civile, Bizneset, Blegtorët dhe Bujqit, Qytetar të shumtë të gjithë ishin të pajtimit që këto punime të ndalen menjëherë dhe të përdoren burime tjera. Ne emër të tyre ka folur Burim Kuçi i cili ka kundërshtuar mënyrën se si po tentohet te mirret uji burimit të lumit Ereniku.
Ndërsa Drejtori I Shërbimeve Publike pranë Komunës së Junikut z. Myrtë Velijaj shpalosi projektin të cilin Kryetari I Komunës z. Agron Kuçi, së bashku me stafin e tije dhe ekspertët ka dorëzuar në Qeverinë e Kosovës projektin për ndërtimin e digës së Ujë Mbledhësit me kapacitet për furnizim me ujë më mbi 60 mijë banorë, ku do të zgjidhej problemi edhe për fshatrat në rrethinën e Junikut.
Protesta ishte paqësore, ndërsa Komuna e Junikut premtoj se do të përcjell çdo rrugë ligjore për të parandaluar dëmtimin e rrjedhave të burimeve të ujit, Gjithashtu u zotua se do të bej përpjekje për të realizuar projektin për ndërtimin e digës së ujit në bjeshkët e Junikut.