
Situata në veri të vendit po vazhdon të jetë e tensionuar pas arrestimeve të fundit të Njësisë Speciale atje, e që kanë të bëjnë me vrasjen e liderit të SDP-së në janar të këtij viti, Oliver Ivanoviq.
Protesta e cila ishte planifikuar të mbahej gjatë ditës së djeshme për rritjen e taksës së importit nga Qeveria e Kosovës, sot është zgjeruar, raporton lajmi.net.
Tani protestuesit kërkojnë edhe lirim e katër të arrestuarve nga Policia e Kosovës.
Sipas mediave të veriut, këto janë katër kërkesat e protestuesve.
1.Të hiqen taksat për mallrat serbe sepse me këto masa do të pasojë largimi i serbëve nga vendi.
2 .Menjëherë të lirohen qytetarët e arrestuar në Mitrovicë ose të paraqiten dëshmi valide.
3.Të ruhet paqja dhe siguria, për këtë të përkujdeset KFOR-I dhe institucionet ndërkombëtare në Kosovë.
4.Të zhvillohen protesta të qeta dhe pa dhunë kundër terrorit politik dhe policor të Prishtinës ndaj serbëve.
Nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dhënë detaje për tubime të tilla.