970×90
970×90

Këto dy shtete janë kundër pranimit të Kosovës në Interpol

Këto dy shtete janë kundër pranimit të Kosovës në Interpol

Kosova në pritje të votës për anëtarësim në INTERPOL, këto dy shtete raportohet se do të votojnë kundër

Shefi i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka përfunduar raportimin para Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit rreth punës së Policisë së Kosovës.

KosovaPress raporton se votë kundër do të kenë Maroku dhe Rusia, dy shtete këto që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Mbledhja e përvitshme e Interpolit, e cila po mbahet në Dubai, do të vazhdojë deri të mërkurën, kur shtetet anëtare do të votojnë për presidentin e ri me mandat njëvjeçar.

Më herët, sekretari i Interpol-it, Jürgen Stock, ka filluar të japë arsyetimet se pse kjo pikë është në rend dite të agjendës.

Kosovës i duhen dy të trretat e votave të Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë pjesë e mekanizmit më të madh policor në botë.

Votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë nga secili shtet anëtarë, ndërsa diskutimet pritet të zgjasin rreth dy orë.

Related posts