970×90
970×90
970×90
970×90

Vdes njëri nga të plagosurit mbrëmë në Podujevë, tjetri në gjendje të rëndë

Vdes njëri nga të plagosurit mbrëmë në Podujevë, tjetri në gjendje të rëndë

Mbrëmë në Podujevë ka ndodhur në ngjarje tragjike. Një person i panjohur ka shtënë me kallashnikov në drejtim të dy personave të cilët ishin në veturë. Si pasojë njëri nga të qëlluarit ka vdekur, ndërsa, tjetri është në gjendje të rëndë.

Kjo është konfirmuat nga zëdhënësi për media në QKUK, Shpend Fazliu.

“Njëri ka vdekur, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë në intensiv”, ka thënë Fazliu.

Ndërsa, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, për lajmi.net, ka dhënë detaje shtesë për ngjarjen e mbrëmshme.

“Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën se në fshatin Surkish të Komunës së Podujevës ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rastin në fjalë”, ka thënë Borovci. /Lajmi.net/

Related posts