970×90
970×90

Demë Shehu nga burgu: Begu dhe Mirsadi, rrënuan piramiden banditeske te Gruevskit

Demë Shehu nga burgu: Begu dhe Mirsadi, rrënuan piramiden banditeske te Gruevskit

I burgosuri i grupit Kumanova, Komandant Juniku, Demë Shehu, ka përkujtuar përmes një statusi në Facebooku dy shokët e tij, Mirsadin dhe Begin, duke i cilësuar si tribunë të kombit të cilët e përmbysen Gruevskin, shkruan Gazeta Projekti.

Tribunët e Kombit Shqiptar
Mirsad Ndrecaj & Beg Rizaj.

Këta dy Burra e përmbysën piramiden banditeske antishqiptare të kryeterroristit gruevski dhe servilëve pseudoshqiptar të tij.
Këta servilë pseudoshqiptar ,në vend se t’i përmbushnin detyrimet që kanë ndaj popullit të përvuajtur shqiptarë dhe t’a mbronin qytetarin e tyre në të gjitha format, iu ulen në prehër gruevskit dhe ia bënë Aminin për çdo të keqe ,që me vite të tëra iu ndodhi popullit shqiptarë në këto treva të Shqipërisë.
Pra,nuk duhet të harroni se këta Heronjë,duke mohuar vetën e tyre,me gjakun e tyre të shenjtë e fundosën çdo qelizë antishqiptare dhe me heroizmin e tyre ,e ringjallën indin e shëndoshë kombëtar,ind i cili kishte rënë në amnezi shumë vite më parë.
Emrat e shenjtë të këtyre Burrave,do të jetojnë ashtu siç jetojnë emrat e Skënderbeut,Adem Jasharit,Zahir Pajazitit, Luan Haradinaj ,Edmond Hoxhaj dhe shumë Heronjve të Kombit tonë.
Këta Burra me ndershmëri e devotshmëri e përmbushën detyrimin dhe betimin e Ushtarit të UÇK-së.

Lavdi Heroizmit tuaj Vëllezër!

Related posts