970×90
970×90
970×90
970×90

Vëllezërit Haradinaj nuk lëshojn pe : Ligji veç me raport të Bulliqit

Vëllezërit Haradinaj nuk lëshojn pe : Ligji veç me raport të Bulliqit

Ashtu siç nuk lëshonte pe kryeministri Ramush Haradinaj sot në seancë, duke thënë se kurrsesi nuk e heq raportin e Shpejtim Bulliqit nga votimi bashkë me marrëveshjen e Demarkacionit, edhe vëllai i tij, deputeti Daut Haradinaj mbron fuqishëm qëndrimin e partisë. Deputeti Haradinaj e cilëson këtë ligj si obligativ për të rikthyer kufirin, “e raporti i Shpejtim Bulliqit është raport shtetëror, e jo raport personal i Bulliqit, pasi shihet se LDK ka një ndjeshmëri ndaj tij si ish deputet i tyre”. Sipas Haradinajt, ky proces do të votohet kështu siç është javën e ardhshme. Ai beson se LDK është e gatshme për t’i dhënë besim këtij ligji, pasi ata kanë qenë për dhe sipas tij do ta votojnë. Haradinaj në fund tha se populli pret liberalizimin e vizave, dhe ky është i bindur se të gjitha partitë politike do të kenë mirëkuptim në këtë drejtim.

Related posts