
Këngëtari i mirënjohur nga Deçani, Veton Mushkolaj ka sjellë projektin e radhës muzikor solo.
Ndryshe nga paraqitjet tjera siq jemi mësuar ta shohim me Grupin e tij Pishat. Vetoni, kësaj radhe vjen vetë. E, arsyeja është tepër e veqant dhe shumë emocionuese, ai këtë këngë ka vendos t’i kushtoj nënës së tij. Një histori personale dhe e dhimbshme, këngëtari ka paraqitë jetën e tij në mënyrë artistike, përmes vargjeve të vendosura në zërin e tij, shkruan Gazeta Projekti.
Kënga e shoqëruar me videoklip, paraqet jetën personale të këngëtarit, të cilin në moshë shumë të re e kishte lënë babai duke ikur në amshim, dhe ky bashkë me vllaun 3 vjeçar dhe motren e tij, kishin mbetur në duartë e nënës e cila i kishte rritur dhe edukuar duke ju dalë në ballë vështirësive te kohës. Transmeton Gazeta Projekti.