970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Adriatik Kelmendi : Albulena Haxhiu, po shpif

Adriatik Kelmendi : Albulena Haxhiu, po shpif

E di, kam opinion për shumë gjëra.
E di se nuk hezitoj që ta shpreh opinionin tim publikisht.
E di edhe se kam qenë shumë i qartë në ato që mendoj edhe për situatën e fundit polititike për demarkacionin.
E dini edhe ju!
Natyrisht, me secili opinion dikush mund të pajtohet, ose të mos pajtohet.
Të më sfidojë me kundërargumente, nëse i ka.
Mirëpo, është krejt e pandershme, si dhe e papranueshme, që dikush të më çojë porosi publike në stilin që e paska përdorur sot një deputete!
Porosia e saj: Kujdes se çka po flet, se nëse nuk pajtohem unë me atë që thua – të sulmoj me shpifje!
Ky është kërcënim publik për mua dhe të gjithë ata që guxojnë ta thonë mendimin e tyre hapur, siç garantohet edhe me Kushtetutën e Republikës.
“Më mirë heshtni se shpifim për ju dhe pastaj ju linçojmë!”
Jo, nuk kam asfarë lidhje me asnjë protestë. Nëse do të kisha – do ta bëja të ditur.
Pra, deputetja po shpif!
T’i mbetet për nder shpifja.
Mua gojën nuk do të ma mbyllë as jo, siç nuk ma ka mbyllur askush deri më sot! ?

Related posts