970×90
970×90
970×90
970×90

Vrasja e Tupac Shakur: Çfarë ndodhi në të vërtetë

Vrasja e Tupac Shakur: Çfarë ndodhi në të vërtetë

Dritat e kazinosë vallëzonin mbi xhamin e një BMW të zezë, që udhëhiqte një varg makinash luksoze përgjatë Las Vegas Boulevard. Në vendin e pasagjerit, 25-vjeçari Tupac Shakur përshëndeste me dorë fansat që kishin mbushur trotuaret, të etur për të parë princin e kurorës së rrepit. Pesë vjet pas ngjitjes në majë, fati i tij ishte duke mbaruar. Pak pas orës 23:15, në mbrëmjen e 7 shtatorit 1996, një Cadillac i bardhë ndaloi pranë makinës së tij në semaforin me dritë të kuqe. Një dorë e panjohur lëshoi breshëri plumbash dhe e mbushu BMW-në brenda me gjak dhe xhama të thyera. I goditur katër herë, Shakur do të vdiste gjashtë ditë më vonë në një spital të Las Vegasit. Kanë kaluar 21 vjet që nga ajo natë, dhe debati rreth vrasjes ende të pazbardhur, po rindizet me daljen në 16 qershor të “All Eyez on Me”, një film ku luan i sapoardhuri në botën e kinemasë, Demetrius Shipp Jr. që përshkruan në detaje vitet e para të vështira të rrepistit fitues të çmimeve Grammy, rritjen e tij deri në marrjen e famës botërore dhe fundin tronditës. “Ajo ditë ishte shumë prekëse,” thotë veterani i industrisë muzikore dhe producenti i “Eyez”, L.T. Hutton, kur tregon si e dëgjoi lajmin e vdekjes së mikut të tij. Por filmi, shton ai, është gjithashtu i fokusuar në “çka e nxiti udhëtimin e tij”.

Është një udhëtim që çoi Shakurin nga rrugët, në skenën botërore. I lindur me emrin Lesane Parish Crooks në East Harlem të Nju Jorkut më 16 qershor 1971, Shakur ishte i zhytur në turbulenca, që kur lindi: Nëna e tij, Afeni, ishte anëtare e Black Panthers dhe njerku i tij Mutulu Shakur ishte një zezak nacionalist në listën e më të kërkuarve të FBI-së. Ai u ripagëzua një vit pas lindjes, duke marrë emrin e një luftëtari martir nga Peruja. Pasi u shpërngul në Baltimore, ku shoqërohej me aktoren e Jada Pinkett para se ajo të gjente famën – Shakuri më vonë u vendos në Kaliforninë Veriore, kur ishte ende adoleshent. Ai zhvilloi një interes në poezinë, gjë që formoi themelet e vargjeve të tij në rrep, dhe në lidhje me fjalët e këngëve, ai thoshte: “Ato përshkruajnë atë që ndodh në botën reale”.

Fillimisht pjesë e grupit hip-hop Digital Underground, ai firmosi një marrëveshje si solist në vitin 1991, duke nxjerrë albumin debutues “2Pacalypse Now”. Këngët, që përshkruanin me hollësi brutalitetin e policisë dhe shpërndarjen e drogës, shkaktuan një furtunë politike që shtyu zëvendës presidentin e kohës, Dan Quayle të denonconte muzikën e Shakur, duke thënë: “Nuk ka vend në shoqërinë tonë”. Pavarësisht nga polemika, albumi shiti mbi 1 milion kopje, duke hapur rrugën për hitet e ardhshme, që përfshinë “Me against dhe world” – album që përfshinte edhe dedikimin prekës për nënën e tij, “Dear Mama”.

Por suksesi i Shakur u dëmtua në vitin 1994 kur ai u dënua për abuzim seksual me një fanse 19-vjeçare në një dhomë hoteli dhe u dënua deri në 4 vjet e gjysmë burg. (Shakur gjithmonë pretendoi pafajësinë.) Një ditë para vendimit, Shakur u qëllua pesë herë në hollin e një studioje regjistrimi në Nju Jork. Ai besonte se sulmi ishte orkestruar nga rrepisti rival dhe ish miku i kthyer në armik, Christopher “Biggie Smalls” ëallace, a.k.a The Noitorious B.I.G. (Smalls gjithmonë e mohoi përfshirjen).

Ndërsa ishte në burg, Marion “Suge” Knight, themelues i “Death Row Records”, ofroi të paguante apelimin, nëse Shakur firmoste me studion e tij. Knight ishte i njohur si i lidhur me bandën e rrugës në Los Angeles, Mob Piru, që u përfshi më pas në një rivalitet vdekjeprurës me Compton Crips. Një burim policisë së Los Angelesit i tha revistës People, se “Mob Piru u ndërtua prej Death Records. Suge i futi ata në hartë”. Kur Knight pagoi detyrimin prej 1.4 milion dollarë në tetor 1995, Shakuri u bë armik me Crips – dhe, sipas burimit të policisë, kjo gjë e futi në një kurs përplasjeje drejt vdekjes.

Ditën e vrasjes së tij, Shakur ishte përfshirë në një përleshje me anëtarin e Crips, Orlando Anderson në kazinonë Grand MGM. Më parë, Anderson ishte përpjekur të vidhte një medalje nga një shoqërues i Shakurit dhe një anëtar i Mob Piru, duke shkaktuar një grindje të madhe. Me të parë Andersonin në kazino, repisti nevrik e sulmoi. Burimi i policisë thotë se në vitet e fundit, një ish-udhëheqës i Crips ka pranuar se vdekja e Shakur ishte hakmarrje për këtë rrahje. “Ishte hakmarrje e thjeshtë: Ju e krruani me një nga tanët, ne do të godasim një nga tuajët”, thotë burimi. “Nëse Orlando nuk do të ishte sulmuar në hotel, ata kurrë nuk do ta kishin vrarë Tupac Shakurin atë natë”.

Megjithatë, vdekja e tij vazhdon të nxjerrë një rrjet të ndërlikuar teorish kontradiktore. Disa kanë menduar se Knight, shoferi i BMW-së, kish bashkëpunuar për të vrarë Shakurin, që të mos e lejonte të krijonte studion e tij. Një dokumentar i kohëve të fundit pohonte se Shakur ishte viktima aksidentale e një komploti për të vrarë Knightin, porositur nga gruaja e Knight, Sharitha.

Legjenda më e përhapur është se vdekja e Shakurit ishte rezultat i grindjes së madhe të hip-hop mes Bregut Perëndimor dhe Bregun lindor, me Biggie Smalls. Çifti kishte shkëmbyer sharje në një seri këngësh. Vrasja e Smalls gjashtë muaj më vonë, në një mënyrë po ashtu të pazbardhur, do t’i lidhte ata përgjithmonë në vdekje, por burimi i LAPD dyshon se vrasjet buronin nga një rivalitet rrepi. “Media e fryu shumë këtë sherr mes dy brigjeve”, thotë burimi. “Mob Piru ishin përgjegjës për vdekjen e Biggie, dhe Compton Crips ishin përgjegjës për vdekjen e Tupac. Biggie dhe Tupac përfunduan duke u bërë gurë shahu në këtë situatë”.

Anderson u vra në një atentat jo të lidhur me këto ngjarje një vit më vonë, duke mohuar drejtësinë për nënën e Shakur, e cila vdiq në vitin 2016. “Ajo ndjeu se askush nuk po përpiqej të zbulonte se çfarë ndodhi vërtet”, thotë Donald David, i cili ka punuar me Afeni Shakur për të menaxhuar pasurinë e djalit të saj. “Ajo kurrë nuk pati një ndjenjë të përmbylljes.” Me “All Eyez on me”, Hutton shpreson që t’a bëjë këtë me fansat. “Tupac donte të ishte një rreze dritëe”, thotë producenti, që beson e personazhi bandit besonte në karakterin e vërtetë të yllit. “Ai nuk donte që njerëzit të ishin domosdoshmërisht si ai, por të përdornin jetën e tij si një shembull. Ne kurrë nuk do të dimë se çfarë mund të ishte bërë”. / Bota.al

Related posts