970×90
970×90

EKSKLUZIVE: Fotografi i famshëm Rene Brüngger, flet për modelet shqiptare

EKSKLUZIVE: Fotografi i famshëm Rene Brüngger, flet për modelet shqiptare

Fotografi i njohur nga Zvicra, Renne Brungger ka karrierë të bujshme si forograf duke zhvilluar këtë profesion në nivel shumë profesionalë. Ai, përpos punës së tij me modele të ndryshme ndërkombëtare, në punën e tij kanë zënë vend edhe shumë modele me prejardhje nga Kosova, por, që jetojn në Zvicër, siq janë motrat e famshme Lea dhe Anna. Shkruan Gazeta Projekti.

Në një intervist të shkurtër për Gazeta Projekti, Renne Brüngger shprehet tepër entuziaztë për pasionin e tij që ka për fotografinë, si dhe për punën me modelet e famshme shqiptare, konkretisht për motrat Lean dhe Annen, dy modele tashmë të njohura në këtë industri.

Gazeta Projekti: Z, Brüngger, Kur jeni njoftuar me Lean dhe Annën?

Renne Brüngger: Ana dhe Lea kanë qenë për herë të parë në studio për set fotografik në prill të 2017, mirëpo une kam pasur bashkepunim edhe me herët me modele me origjinë nga Kosova, që kanë shtetësi Zvicerane. Sabrije Idrizaj, Filloreta Piraj, Vlora Kuçi etj, kanë qenë disa nga bashkëpunimet e mia. Por, motrat Lea dhe Anna, tashmë janë unike në punën e tyre dhe lirisht mund të them se janë ndër modelet e mija të preferuara.

Gazeta Projekti: Sa është i vështirë bashkëpunimi me dy motrat?

Rene Brünger: Nuk është saspak e vështirë të bashkëpunosh me to, pasi kanë eksperiencë ne fotografim, kanë shije për veshje të mirë dhe çdo herë gjatë punës kemi edhe humor që e bëjnë punën edhe më të këndshme. Mirëpo ajo që është kryesore është profesionalizmi që kanë për të bërë fotografi aq të bukura.

Gazeta Projekti: Si i përshkruani modelet shqiptare?

Rene Brüngger: Në përgjithësi më duhet të them se modelet shqiptare dhe kosovare janë elegante, të bukura dhe ekspresive. Kështu nga bashkëpunimet une kam vërtet fotografi shumë të bukura të këtyre modeleve.

Related posts