Gjykata në Zvicër jep detaje rreth vrasjes së 74-vjeçares shqiptare nga nipi
Një 19 vjeçar shqiptar nga Maqedonia, i cili jetonte me familje në Zvicër, në muajin tetor kishte kryer një krim të rëndë.
Sipas rezultateve të autopsisë, Fatmir T, fillimisht kishte therur me thikë gjyshen e tij më pastaj ia kishte prerë kokën, shkruan Blick transmeton Telegrafi.
Pas një aksioni të madh të policisë, një 19-vjeçar është arrestuar në Aeroportin e Cyrihut të mërkurën.
Prokurori zviceran ka thënë se janë duke vazhduar hetimet e mëtejme lidhur me rastin. Sipas tij, dyshohet se vrasja kishte ardhur pasi gjendja mendore e dorasit nuk ka qenë mirë.
Vrasjen e tmerrshme e kishte lajmëruar një grua e cila banonte në një apartament fqinj.
Familja, me prejardhje nga Maqedonia, disa vite më parë ishte zhvendosur nga Italia në Zvicër. Për herë të parë në Aadorf TG, ndërsa para një viti në Frauenfeld.
Gruaja e vrarë është gjyshja 74-vjeçare e Fatmir T .Maqedonia vizitoi nipin e saj dhe qëndroi si turist në Zvicër.