Kosova në rrezik nga patriotët e shpifur dhe patriotët e shpikur. Patriotë që kanë përfituar ekonomikisht nga politikanët që kanë sjellë Kosovën në duar të Listes Srpska.
Patritotë që vetëm kanë qejf të ekspozohen në publik si të tillë. Patriotë që nëse ua fshinë pluhurin në ballin e tyre, shkruan: të shitur, të korruptuar, mashtrues, pa pikë ndjenje atdhetare… Të tillët, në zemër janë të zbrazur nga patriotizmi i vërtetë. Patriotët e vërtetë nuk ekspozohen, por kur është koha veprojnë me dashuri për atdheun. Punojnë aty ku janë për atdheun. Respektojnë Kushtetutën dhe ligjet tjera që janë në përputhje me Kushtetutën.
Paguajn taksat për shtetin e tyre. Sepse e duan sinqerisht atdheun. Sepse, duan ta kenë vendin e tyre. Të jetojnë në vendin e tyre. I duan fëmijët e tyre.
Sepse, nuk duan të bëhen sherbëtorë të dikujt. As të dikujt.
Arbanasi