970×90
970×90

Rusia teston raketat në mes të manovrave të NATO-s

Rusia teston raketat në mes të manovrave të NATO-s

Rusia teston raketat në mes të manovrave të NATO-s
Marina ushtarake ruse po planifikon që këtë javë t’i testojë raketat në ujërat ndërkombëtare në afërsi bregut të Norvegjisë gjersa Aleanca Veriatlantike po i kryen ushtrimet më të mëdha ushtarake qysh prej Luftës së Ftohët në shtetet skandinave.

Zëdhënësi i kompanisë Avinor, e cila menaxhon me aeroportet dhe sistemit të navigacionit ajror, ka thënë se Rusia e ka lajmëruar këtë firmë me mesazhin e ashtuquajtur NOTAM për rreziqet e mundshme për vijat ajrore.

“Kjo është informatë rutinë e dërguar për pilotët që ta shmangin këtë rajon”, ka thënë zëdhënësi i Avinorit Erki Lodding për agjencinë publike të lajmeve NRK.

Testimi i raketave do të mbahet prej të enjtes deri të shtunën, në perëndim të qyteteve Kristiansund, Molde dhe Alesund.

“Nuk ka asgjë dramatike në lidhje me testimin e raketave. Jemi informuar për këtë dhe to t’i përcjellim ushtrimet ushtarake ruse”, ka deklaruar ministri i mbrojtjes i Norvegjisë Frank Bakke-Jensen për NRK.

Avinor dhe ministri i mbrojtjes pretendojnë se të premten i kanë informuar autoritetet shtetërore për këto ushtrime ushtarake.

Ushtrimet të cilat po i kryen NATO, të njohura se “Trident Juncture” kanë filluar javën e kaluar dhe do të vazhdojnë siç është planifikuar.

Në ushtrime janë përfshirë rreth 50.000 ushtarë, 10.000 autoblinda, më shumë se 300 aeroplanë dhe 65 anije

Related posts