970×90
970×90

Kryerokurori i Gjykatës Speciale vjen për herë të parë në Kosovë, takon vetëm Abelard Tahirin

Kryerokurori i Gjykatës Speciale vjen për herë të parë në Kosovë, takon vetëm Abelard Tahirin

Prokurori Special i Gjykatës Speciale, Jack Smith, do ta vizitojë Republikën e Kosovës për herë të parë, për t’u takuar me disa zyrtarë ndërkombëtarë dhe gjithashtu vendor, raporton Gazeta Express.

Në këtë vizitë të tij, përveç tjerash ai do të takohet me përfaqësuesit e shteteve të BE-së, dhe gjithashtu edhe me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe gjithashtu edhe me zyrtarë të tjerë të kësaj Ministrie.

Prokurori Smith ishte zgjedhur në këtë pozitë pas një procesi të organizuar nga Bashkimi Evropian konkretisht nga kreu i EULEX-it, Alexandra Papadopoulou. Ai e kishte marrë detyrën me 11 shtator të këtij viti, thuhet në komunikatën e dërguar nga ky institucion.

Siç shkruan komunikata, prokurori amerikan ka një përvojë të lartë në investigimin e politikanëve dhe në hetimin ndërkombëtar të krimeve.

Zyra e Prokurorit Special është duke hetuar dyshimet për trafikim me organe të cilat kanë dalë nga Raporti i vitit 2011 të Këshillit të Evropës.

Related posts