
Ekipet e shpëtimit në Indonezi po përdorin dronët dhe teknologjinë sonare për gjetjen e avionit “Lion Air” që u rrëzua dje në det.
Kujtojmë që Fluturimi JT 610 u rrëzua pak pasi u nis nga Xhakarta me 189 pasagjerë dhe ekuipazhin në bord.
Deri më tani janë gjetur sende personale të të mbyturve si karta identiteti, leje drejtimi, etj, por nuk ka pasur shenjë të të mbijetuarve.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet se çfarë e ka shkaktuar rrëzimin e aeroplanit 13 minuta pas ngritjes në qiell.
Pas vetëm 13 minuta fluturim mësohet se piloti i Boeing 737 kishte kërkuar të kthehej në aeroportin Soekarno-Hatta pak para se të humbiste kontaktet me kontrollin e trafikut ajror.