970×90
970×90
970×90
970×90

Sulmohet me bombë biznesi shqiptar në Athinë, dyshimet shkojnë tek vrasja e Kaçifas

Sulmohet me bombë biznesi shqiptar në Athinë, dyshimet shkojnë tek vrasja e Kaçifas

Një sulm me molotov ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një zyrë turistike shqiptare në qendër të Athinës.

Media greke shkruan se dyshimet e policisë janë se sulmi mund të ketë ardhur për shkak të vrasjes së ekstremistit greke Kostandinos Kaçifa, i cili u vra në fshatin Bularat ditën e dielë gjatë një përplasje me armë mes tij dhe forcave speciale RENEA.

Mësohet se personat që kanë lëshuar një bombë molotov në vitrinën e dyqanit kanë qenë dy shtetas të maskuar. Policia ka nisur hetimet dhe sqaron se ngjarja ka ndodhur në rrugën 31-33 Deligianni pranë stacionit Larissis.

Kompania shqiptare operon në fushën e linjave ndërkombëtare të autobusëve./Gazeta Express

Related posts