Kryeministri në stilin e Adem Grabovcit “flirton” me deputetët e LDK-së që ta votojnë Demarkacionin
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka arritur në Kuvendin e Kosovës dhe në sallën e Kuvendit ai po flet një për një me deputetët e Kosovës
Supozohet se gjatë kësaj bisede të ketë kërkuar nga deputetët votën për Demarkacionin.
Është vërejtur se Haradinaj më së paku ka qëndruar me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët gjithnjë po ia përkujtojnë se ai ka qenë në krye të protestave dhe në krye të peticionit kundër miratimit të Demarkacionit.