970×90
970×90
970×90
970×90

Labinot Tahiri: Nëse nuk kalon demarkacioni, unë dorëzoj pasaportat

Labinot Tahiri: Nëse nuk kalon demarkacioni, unë dorëzoj pasaportat

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri para seancës ku do të dërgohet për ratifikim demarkacioni, ka thënë se nëse nuk kalon, atëherë ai do të dorëzoj të gjitha pasaportat.

Ai për Indeksonline është shprehur se nëse në seancën e sotme, demarkacioni nuk kalon atëherë ai është i gatshëm të dorëzoj pasaportat të tij dhe të familjes.

“Nëse nuk kalon demarkacioni, unë i dorëzoj pasaportat. Njërin e kam diplomatik, tjetrin me vizë deri me 2021. Por, unë do ti dorëzoj edhe të familjes.Nëse nuk kalon demarkacioni unë do të jem me popull” është shprehur Tahiri, duke i treguar pasaportat e tij.

Ndryshe, sot në Kuvendin e Kosovës do të votohet për demarkacionin, marrëveshje kjo e arritur javën e kaluar mes dyja vendeve./Indeksonline/

Related posts